Briseida ngarkon me përgjegjësi Canin për humbjen në tatime

Postuar në 12 Shtator, 2015 18:08

Mosrealizimin e të ardhurave në tatime drejtoresha Briseida Shehaj nuk e sheh si përgjegjësi të punës së saj dhe administratës që drejton, por të një takse që sipas saj dha efekte negative në buxhet. Bëhet fjalë për taksën mbi dividentin që nga 10% u rrit me propozim të ministrit Cani në 15%.
Dividenti është pagesa e rregullt që një kompani u bën pronarëve nga fitimet e kompanisë, ose thënë thjeshtë "rroga e pronarit". Shehaj në prezantimin e shifrave për luftën kundër informalitetit tha se nuk është faj i saj që pronarët i rikapitalizojnë fitimet e tyre dhe nuk i depozitojnë në llogari bankare. Ky ishte në fakt edhe qëllimi i qeverisë kur rriti taksën mbi dividentin që afaristët t'i nxirrnin paratë nga bankat dhe t'i investonin në ekonomi, pa menduar se me këtë plan mbeteshin në vend numëro për mbledhjen e të ardhurave. Po ashtu drejtoresha e Tatimeve tha se në nivele të ulëta është realizuar edhe taksa mbi pasurinë, duke evidentuar po ashtu se nuk është faji i saj që shqiptarët nuk e shesin pasurinë. Nisur nga kjo kundërthënie duket se planifikimet e vetë qeverisë bien ndesh me synimet e saj, çka nxjerr zbuluar ministrin e Financave, Shkëlqim Cani dhe modelin ekonomik që ai ka në kokë për të ardhmen e Shqipërisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.