“Mos deklarim dhe fshehje të pasurisë”, ILDKPKI kallëzon dhe Dritan Priftin

Postuar në 11 Shtator, 2015 19:13

Task-forca e Prokurorisë së Tiranës, nis hetimet ndaj Dritan Priftit pas kallëzimit të bërë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. “ABC News” thotë se burimet pranë organit të akuzës, thanë për televizionin se Dritan Prifti është kallëzuar nga ILDKPKI-ja, me dyshimin se ka fshehur duke mos deklaruar disa apartamente dhe transfertat e parave në lidhje me shit-blerjen e aksioneve të ndryshme nga kompania e basteve apo edhe një kompani tjetër nafte. Referuar kallëzimit, thuhet se ILDKPKI-ja ka verifikuar të gjitha deklaratat e pasurisë për ish-deputetin Prifti që nga viti 2003 deri në vitin 2013 kur edhe është larguar nga detyra e deputetit. Në prokurori nga ana tjetër që nga maji i këtij viti, është depozituar edhe dy kallëzime të tjera ndaj ish-deputetit Prifti, një nga policia e shtetit, sekesioni kundër prastrimit të parave pranë policisë së shtetit dhe ILDKPKI-ja. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.