Zgjedhjet në Shqipëri, BE-ja i kërkon Tiranës që të ndjekë listën e plotë me 23 rekomandime

Postuar në 11 Shtator, 2015 09:35

Bashkimi Europian merr parasysh gjetjet e raportit përfundimtar të Misionit Ndërkombëtar për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale  të 21 Qershorit 2015, të cilat pritet të përfshihen, si zakonisht, në raportin vjetor të progresit për Shqipërinë. Në një informacion të përcjellë nga Top Channel thuhet se i publikuar më 8 shtator, "raporti vë në dukje se zgjedhjet u zhvilluan pa incidente të mëdha",  vlerëson Brukseli, por "ngre shqetësime në lidhje me paanshmërinë dhe profesionalizmin e organeve zgjedhore, si dhe për politizimin e përgjithshshëm të procesit zgjedhor në Shqipëri". Pas analizimit të dokumentit përfundimtar të OSBE-ODIHR”, BE i bën thirrje autoriteteve kompetente në Shqipëri për të siguruar një ndjekje të duhur të listës së plotë të 23 rekomandimeve të përfshira në raport”, shprehet gjatë një prononcimi për Top Channel zëdhënësja e ekzekutivit europian, Maja Koçijançiç. Në anën tjetër, legjislativi europian parashikon javën e ardhshme një seancë të posaçme në Komitetin e  Jashtëm për të diskutuar mbi organizimin e zgjedhjeve lokale me ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, dhe shefen e misionit vëzhgues, Audrey Glover.  "Duhet të jetë një prioritet politik për Shqipërinë që të vendosë kushtet për më shumë besim në profesionalizmin dhe paanshmërinë e administratës së saj zgjedhore," këshillon raportuesi për vendin tonë në PE, Knut Fleckenstein.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.