Numër rekord imigrantësh në Hungari, mobilizohen 3 800 ushtarë

Postuar në 11 Shtator, 2015 14:04

Sipas AFP-së, Hungaria njoftoi sot se do të rrisë në 3 800 numrin e ushtarëve të mobilizuar për riforcimin e barrierës së saj antiimigrantëve në kufirin serb, ndërkohë që një numër tjetër rekord i hyrjeve të paligjshme në vend u regjistrua dje. “Tre mijë e tetë qind ushtarë ndodhen në sektorin e kufirit jugor, me detyrë kryesore për të ndërtuar këtë barrierë”, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Istvan Simicsko. Budapesti do të përshpejtojë punimet për riforcimin e barrierës destinuar për izolimin e 175 kilometrave të kufirit me Serbinë. Pavarësisht vendosjes së barrierave të para, 3 601 imigrantë kanë arritur të hyjnë në vend ditën e djeshme, një rekord i ri sipas një numërimi të publikuar nga policia.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.