I gjenden 1.5 milionë euro të pajustifikuara. Me çfarë është marrë Arben Ndoka?

Postuar në 11 Shtator, 2015 18:06

Pak ditë më parë rrëfeu në një letër të hapur historinë e jetës së tij, në përpjekje për të sqaruar opinionin publik se nuk është kriminel, por viktimë e luftës politike. Arben Ndoka pranoi se ishte  dënuar për prostitucion në Itali, duke e quajtur një aksident të jetës së tij. “Ju rrefeva jeten time ashtu si munda, sepse nuk dua qe te iki duke ju lene te mendoni se une jam ai krimineli qe ka merituar ate denimin e rende. E verteta ime mua nuk me vlen, une jam nje njeri i denuar nga fati po dhe i denuar qe te mos besohem si i tille. Kam shume shprese qe t'ju vleje juve per te mos u ndjere keq qe me keni pranuar mes jush dhe nuk me keni lene te ndjehem i vetmuar, kur me kane sulmuar egersisht. Por, ju te gjithe miq deputete, qeveria jone dhe Partia Socialiste  nuk keni pse te viheni ne siklet asnje dite me shume nga prania ime”. Këto ishin fjalët e Ndokës që largohet nga politika me 1.5 milionë euro pasuri dhe që  4 ditë pas dorëzimit të mandatit të deputetit është kallëzuar penalisht nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive . Ai akuzohet për fshehje të pasurisë, deklarim të rreme të interesave private dhe mungesë burimesh të ligjshme financiare.

Kontrolli ndaj tij nisi në fund të muajit korrik,  kur Ndoka gëzonte ende mandatin e deputetit të Partisë Socialiste. Në sitë u vunë llogaritë  e tij bankare dhe pasuri të  paluajtshme që administroheshin prej tij.  Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive sqaron se asokohe Arben Ndoka refuzoi kontrollin për të dhënë shpjegime e dorëzuar dokumentacionin justifikues lidhur me burimin e krijimit të pasurive të tij, duke u bërë rasti i dytë që deputetë të Kuvendit të Shqipërisë shpërfillin ligjin dhe institucionet ligjzbatuese të shtetit.

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive i kërkon Prokurorisë një hetim të plotë e të gjithanshëm, për të zbuluar nëse Ndoka ka konsumuar edhe vepra të tjera penale, duke mbajtur parasysh faktin se sipas saj bëhet fjalë për  një deputet të dënuar jashtë vendit për vepra të rënda penale e që pasuria e tij, e pajustifikuar me burime të ligjshme, mund të jetë rezultat edhe i këtyre aktiviteteve kriminale.

Comments

Submitted by benard cukli (not verified) on

Shume titull i bukur. E di gjithe Lezha me cfare eshte marre Ben Noka qe nga '97 e deri me ketej. Vec lezhjanet e shkrete e dine cfare kane heq e cfare po heqin nga Nokajt.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.