Arben Ndoka: “Ka deputetë që kanë duart me gjak”

Postuar në 11 Shtator, 2015 02:40

Dje, Arben Ndoka, ish-deputeti socialist i Qarkut Lezhë,mqë dorëzoi së fundmi mandatin, ka dhënë një intervistë në “Top-Story”, ku ka sqaruar pozicionin e vet. Ndoka ka bërë një deklaratë shumë të rëndë kur ka thënë se në Parlament ka deputetë që kanë duart me gjak. “Jam menduar gjatë për këtë. Nuk ka qenë një vendim i lehtë, por gjeta kurajon ta bëja këtë. Aty janë shumë të tjerë që nëse tërhiqen nga mandati i deputetit mund të përfundojnë edhe në burg. Unë i kam shlyer dënimet e mia ndaj drejtësisë italiane, ndërsa aty ka shumë të tjerë. Është edhe një deputet i PD i dënuar në Shqipëri. Nëse deputetët do të bëjnë atë që bëra unë, ngel Parlamenti me 70 deputetë. Unë kam një masë të dhënë nga drejtësia italiane para 20 vitesh, ndërkohë që sot kemi deputetë në Parlament që kanë duart me gjak dhe sot flasin me kartën e ndershmërisë”, tha Ndoka(http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=308202#k1).

Një akuzë e ngjashme edhe nga Julian Sinanaj
Kjo nuk është hera e parë që një akuzë e tillë bëhet publike. Ndoshta Ndoka flet në përgjithësi, për një akuzë që i faturohet Sali Berishës nga socialistët, por vetëm një muaj e ca më parë, Julian Sinanaj, i akuzuar kryesor si vrarsës me pagesë i asaj që njihet si banda e tritolit, akuzoi nga burgu për të njëjtën gjë. Vetëm se konkretisht. “Po fshihen provat për Ilir Karçinin nga Prokuroria dhe Policia. Kam 7 muaj që jam në qeli dhe nuk kam avokat. Artan Didi ka ardhur personalisht dhe më ka kërcënuar. Në kohën kur Didi ka qenë Drejtor i Përgjithshëm ka ardhur në qelinë time më ka bërë presion që të mos flas asgjë për Ilir Karçinin. Kërcënime kam marrë dhe për Skerdilajd Konomin. Gjyqtari Konomi u vra nga deputetë e njerëz me pushtet. U vra nga njerëz që dalin përditë në ekrane. Ai u vra nga një person që u arrestua në Shkodër kohë më parë nën shoqërinë e kreut të një bande kriminale”, tha Sinanaj gjatë një telefonate me “News24”(http://www.shekulli.com.al/p.php?id=289971). Kujtojmë se këto ditë, pas kaq kohësh, bashkëshortja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi foli për ngjarjen duke apeluar që media të zbardhë të vërtetën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.