Në rënie edhe investimet, por edhe pagesat për ndihmën sociale

Postuar në 10 Shtator, 2015 14:58

Ekonomia është thelbi i krizës që përjetojmë. Të dhënat konkrete e bëjnë të qartë këtë. Përveç të ardhurave që rezultuan me rënie, edhe investimet nuk paraqiten mirë. “Në fund të periudhës 8 mujore shpenzimet buxhetore rezultuan 1.3 % më të ulta se, e njëjta periudhë e një viti më parë dhe 9.6 % më të ulta se, plani fillestar i buxhetit për 8 mujorin. Shpenzimet kapitale në fund të gushtit ishin 22 për qind më të ulta se, plani fillestar i periudhës dhe vetëm 2.6 % më shumë se fakti i vitit që shkoi. Ky zë vijon të jetë një nga më problematikët e buxhetit, pavarësisht se frontet e pambyllura të punimeve janë të gjithë vendin”, shkruan “Monitor”. Për rrjedhojë edhe pagesat për ndihmën sociale ka njohur rënie. Prej kohësh është bërë e ditur se kompensimi për çmimin e energjisë nuk është lëvruar, sikurse një problem serioz është edhe mospagesa e rrogave për administratën vendore që pësoi ndryshime me hartën e re territoriale. “Pagesa e papunësisë dhe ndihma ekonomike gjithashtu janë në nivele 34.7 dhe 27.7 % më të ulta se fakti i vitit 2014 dhe gjithashtu me ulje dyshifrore edhe me planin e këtij viti”, shkruan më tej “Monitor”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.