Aktori 84-vjeçar rus lidh kurorë me të fejuarën e tij 24-vjeçare. Tani në plan shtimi i familjes

Postuar në 10 Shtator, 2015 15:31

“Tani mund ta puthni nusen” ishte fraza e predikimit në kishë që kurorëzoi në martesë aktorin 84-vjeçar rus me ish-studenten e tij 24-vjeçare, mbesa e tij në moshë. Legjenda ruse Ivan Krasko u martua në një ceremoni sekrete me Natalia Shevel, ku ishin të pranishëm vetëm familjarët dhe miqtë e ngushtë në Shën Petërsburg. Aktori 84-vjeçar, i famshëm me më shumë se 140 role në filmat sovjetikë ka njoftuar se po planifikon të fillojë një familje me gruan e tij të re, e cila është 60 vjet më e re se ai. Pavarësisht kritikave ët shumta, çifti e ka përshkruar lidhjen e tyre në një intervistë për median ruse si një “ndeshje e bërë në parajsë”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.