Ushtria siriane i rimerr ISIS-it një fushë të rëndësishme naftëmbajtëse

Postuar në 09 Shtator, 2015 07:09

Agjensia e lajmeve AFP raporton se trupat e regjimit sirian u kanë rimarrë xhihadistëve të grupit të Shtetit Islamik një pjesë të një fushe të rëndësishme naftëmbajtëse në provincën qendrore të Homsit, theksoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH). Shteti Islamik pushtoi të dielën sektorë të gjerë të fushës naftëmbajtëse Jazal, që ndodhet 20 kilometra në veri perëndim të Palmirës dhe një prej të fundit në duart e regjimit duke shkaktuar një ndërprerje të prodhimit. Dy ditë më pas, ushtria, me ndihmën e milicëve pro-regjimit, rimori këto sektore, por Shteti Islamik vazhdon të kontrollojë një kompleks residencial për punonjësit e naftës në lokalitetin Jazal, pranë të cilit luftimet vazhdojnë, theksoi OSDH.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.