Të pranohen apo jo refugjatët? Kisha thotë “po”, por nuk mungojnë edhe paralajmërimet për largim të besimtarëve

Postuar në 09 Shtator, 2015 12:52

Çfarë duhet të bëjë Europa me imigrantët e shumtë që po dynden në portat e saj? Përgjigja po vihet në raport me identitetin kristian të Europës, që sadoqë kundërshtohet, shfaqet në raste krizash. Mirëpo mesazhi i Papa Françesco se Kisha duhet të hapë dyert për refugjatët, po vë në lëvizje diçka. Në një bisedë me Deutsche Welle, kryetari i Konferencës së Ipeshkve Gjermanë, Kardinal Reinhard Marx, e rikonfirmon këtë, madje e sheh si kristiane ndihmën që duhet dhënë. "Po të mos ndihmonim, po ta rrethonim Evropën me një mur dhe të lejonim që në muret tona të mbyten ose asfiksohen njerëz, atëherë me të vërtetë rrezikohet ekzistenca e krishterë e Evropës. Ne do të kemi një Evropë tjetër, po të mos u ndihmojmë atyre”, thotë ai. Duket se Papa ka një mendje strategjike dhe një karakter shumë human, teksa po hap dyert për kaq shumë refugjatë. Llogaritet se në mjediset e Kishës në Europë, mund të strehohen 500 mijë familje, një shifër shumë e lartë. “Në shumë qytete janë angazhuar vullnetarë të kishës. Njëkohësisht, jo pak ipeshkvë gjermanë informojnë se kanë marrë letra të zemëruara nga besimtarë katolikë, për të cilët angazhimi për refugjatët shkon shumë larg, të cilët për këtë shkak madje po dalin edhe nga kisha. Edhe kjo e bën të qartë se sfida e refugjatëve mund ta ndryshojë kishën. Por mikpritja e refugjatëve bën pjesë në identitetin gjenetik të kishave. Bën pjesë në një Evropë edhe më të krishterë”, shkruan “DW”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.