Shqipëria, një vend me kushte jo të mira për të moshuarit

Postuar në 09 Shtator, 2015 11:35

Shqipëria është një vend që nuk ofron kushte të mira për trajtimin e të moshuarave. Sipas një raporti të Global Age Watch 2015, vendi ynë renditet i 53-ti nga 96 shtete të marra në shqyrtim. “Ky indeks shqyrton disa parametra, nga ku nxjerr konkluzione mbi sigurinë e të ardhurave: pensionet, përqindja e varfërisë, statusi shëndetësor, kapacitetet: edukimi dhe punësimi, si dhe mjedisi: siguria dhe kapaciteti i transportit”, raporton “Monitor”. Ne vend të parë qëndron Zvicra, kurse në fund të listës Afganistani. Shqipëria ka humbur dy vende krahasuar me një vit më parë dhe si treguesit, statusi shëndetësor paraqitet më keq nga të gjithë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.