Rusia nis ndërtimin e instalimeve ushtarake në Siri

Postuar në 09 Shtator, 2015 18:27

Kremlini nuk ka qëndruar vetëm te fjalët, por ka nisur të veprojë në Siri. Prej disa ditësh në media qarkullojnë informacione për lëvizje ushtarake të Rusisë në Siri, por asgjë nuk është konfirmuar. Sot, “Reuters”, citon dy zyrtarë amerikanë, që në kushte anonimati, ka deklaruar se dislokimi i mjeteve dhe trupave ruse në Siri, është fakt. Bëhet fjalë për dy anije që shërbejnë për zbarkimin e tankeve, disa avionë si dhe disa trupa. “Qëllimi i lëvizjeve ushtarake të Rusisë në Siri, mbetet i panjohur”, thanë dy zyrtarët në fjalë. Po kështu konfirmohet nisja e punës për ndërtimin e një aerodromi në Latakial porti i Sirisë, që kontrollohet nga Bashar al Asad. Ideja kryesore është mbështetja për këtë të fundit, pasi në çdo skenar, përfshirë atë që parashikon likujdimin e Shtetit Islamik, duket se Kremlini nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ndikimi në Siri. Dhe Asad tashmë mund të shpresojë vetëm te Rusia, por formalisht edhe tek Irani. Ndonëse ky i fundit ka nënshkruar një marrëveshje me SHBA-të dhe ndodhet në një pozitë të re diplomatike në rajon.

http://www.reuters.com/article/2015/09/09/us-mideast-crisis-syria-usa-id...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.