Mesazh Rusisë, Juncker: “Kufijtë e BE-së janë të paprekshëm”

Postuar në 09 Shtator, 2015 13:01

Rusia perceptohet kryesisht si kërcënim për Europën. Situata në Ukrainë vijon të mbajë në tension raportet BE-Rusi, teksa sot Presidentimi Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, gjatë një fjalimi në Parlamentin Europian në Strasburg, ka bërë të qartë se “kufijtë e BE-së janë të paprekshëm”. “Siguria dhe kufijtë e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian janë të paprekshme dhe dua që Moska ta kuptojë qartë. Shtetet Baltike duhet ta dijnë se solidariteti nuk është një fjalë boshe. Ne jemi aty sot dhe do të jemi aty kur të jetë e nevojshme”, shtoi ai. Një mesazh që më shumë u jep siguri tre vendeve ballitike, Letonisë Lituanisë dhe Estonisë, që ndihen të kërcënuara nga Rusia. Sidomos Lituania e ka rritur shumë perceptimin se Kremlini mund të urdhërojë edhe një agresion ushtarak.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.