Fiasko apo llogari e PD-së me çështjen “Meta” dhe “Avioni 2” për Tahirin?

Postuar në 08 Shtator, 2015 21:37

Partia Demokratike po rrezikon besueshmërinë e vet edhe për deklaratat publike. Ka dy momente së fundmi që krijuan furtunë në jetën politike të vendit, të cilat provojnë se PD-ja, më shumë sesa ka luajtur rolin e vet institucional, duket se ka luajtur poker politik. Rasti i parë është akuza për avionin me drogë që u kaq pak ditë më parë në Itali. U akuzua ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, i cili kundërshtoi duke thënë se avioni kishte lëvizur brenda territorit italian. Sot, Top-Channel, ka pyetur shefin e Interforce në Tiranë, që konfirmon versionin e ministrit. “Mund të konfirmojmë, që avioni i lehtë i nisur nga një fushë aviacioni në Piemonte ka fluturuar drejt Pulias dhe është kthyer sërish në Piemonte, duke fluturuar ekskluzivisht në territorin italian. Në fakt, avioni është lokalizuar, ka fluturuar dhe është sekuestruar në Piemonte. I janë dorëzuar drejtësisë dy qytetarë, një italian dhe një shqiptar, që të dy me precedentë. Mund të konfirmoj se avioni nuk ka fluturuar nga territori shqiptar dhe në këtë moment janë duke u kryer hetime, që janë të mbuluara nga sekreti hetimor. Konfirmoj bashkëpunimin mes Italisë dhe Shqipërisë, që ka ekzistuar gjithmonë, e që tashmë është konfirmuar me një aksion antidroge, ku u pa bashkëpunimi mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane”, tha Michele Grillo, drejtor i Interforce. Duhet thënë se edhe mediat italiane njoftuan se avioni kishte lëvizur nga Shqipëria e me sa duket PD-ja ka dashur të shtojë edhe më në lumin e akuzave që janë ngritur ndaj Sajmir Tahirit. Mirëpo me këtë prononcim të Michele Grillos, partia më e madhe opozitare vihet para një momenti përgënjeshtrimi.

Çështja e dytë është ajo e marrëveshjes CEZ-DIA, ku PD-ja po këmbëngul se Ilir Meta është i përfshirë. Edhe njëherë burimi i saj për këtë është BIRN, ndërkohë që ish-kryeministri i saj, thotë se “unë nuk dija gjë”. Sot, Sokol Dervishi i LSI-së, ka dhënë një sqarimi i cili i adresohet PD-së dhe kërkon përgjigje. Thotë ndër të tjera Dervishi: “Partia Demokratike duhet t’i gjurmojë gjetkë këto afera, sepse ajo e ka shumë të qartë se cilët personazhe në radhët e saj kanë qenë të përfshirë në këtë aferë. Përsa i takon spekulimit se z. Ilir Meta ka qenë në një vizitë private në Pragë ku është takuar me përfaqësues të CEZ-it për të lobuar për DIA-n, e vërteta është krejt ndryshe. Gjatë periudhës së pretenduar z. Ilir Meta ka vizituar Pragën dy herë, gjatë datave 7-8-9 dhjetor 2009 me ftesë të Partisë Socialiste Evropiane, e cila zhvillonte Kongresin e saj në Pragë dhe nuk ka qenë vetëm z. meta Pra, pretendimet e Partisë Demokratike sot nuk bëjnë asgjë më shumë se vetakuzojnë Kryeministrin e kohës dhe zyrtarë të lartë demokratë afër tij dhe mesa duket është një përpjekje e drejtuesve të rinj të Partisë Demokratike për të goditur pas shpine ish-kolegët e tyre dhe me këtë rast kërkojnë mesa duket që me një gur të vrasin dy zogj”.
Nuk është e qartë se për cilën arsye u stis kjo aferë dhe se për cilën arsye studio që mbron palën shqiptare pranoi në një moment të hapte dosjen me akuza për Ilir Metën. E qartë është se loja politike e PD-së synon në njollosjen e një subjekti të koalicionit qeverisës, të pajtojë procesin e dekriminalizimit me likujdimin e Ilir Metës si aktor kryesor. Parë kështu, propaganda e PD-së, e ka brenda llogarinë pavarësisht fiaskos. Por një strategji e tillë provon se opozita i druhet sfidës elektorale dhe tolerimit të mëtejshëm të kultivimit të LSI-së, si forcë që ha nga të dy krahët. Në raport me publikun, kjo qasje dëmton besueshmërinë e një opozite të kuadratuar në deklarata, edhe kur shpall gjendjen e jashtëzakonshme.

Comments

Submitted by Mega Hajduti i ... (not verified) on

Rrno per me tregue...
edhe kur ndonjehere vjedhja eshte e vjeter!

E kini seriozisht ju?!
Qe ka rendesi nga u nis avioni?!
E rendesishme,eshte droge shqiperie dhe shef policie eshte Sajmir Tahiri. Qe vetem te mburret nuk ka pse mburret, edhe sikur Berisha e Basha t'ja kene futur kot ne lidhje me truallin nga ku u ngrit halikopteri!

Pastaj, kthjellohen gjerat, dite pas dite.
Sic u kthjelluan per Berishen; deri sa ju ia numeruat nje milion shuplakat!

Por, dihet, tani po behen gati shuplakat per ju, se ju e moret kemboren dhe e varet ne qafe si kollaro!

Edhe Arben Duka po ben vargje kunder Jush, sado qe u ka xhan, edhe kryeministri u thote o hidhuni nga anija, o mbytuni bashke me te!

Apo edhe kryeministri eshte italian?!

Shkoni dhe pird.uni, se na nxorret zorret me shakate tuaja: akoma me loe-luftash me njeri tjetrin ju: Pergjigjjuni halleve te shqiptareve, jo pord.heve te Berishes, se ai ka moshen per to...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.