Aksioni kundër informalitetit me efekte negative afatgjata për biznesin

Postuar në 09 Shtator, 2015 17:18

Ridvan Bode mendon se aksioni i qeverisë kundër informalitetit, edhe pse përkohësisht mund të sjellë të ardhura shtesë në buxhet, do të godasë ekonominë. Në një intervistë për “Top Channel” ish-ministri i Financave thotë se informaliteti në Shqipëri nuk është në përmasat për të përligjur një operacion të menjëhershëm në këtë shkallë. Sipas tij, lufta ndaj informalitetit dhe vendosja e konkurrencës në treg është një proces i vazhdueshëm dhe pjesë e programeve qeverisëse. “Maksimumi, edhe në qoftë se do të mund të absorbohet nga biznesi gjithë ky proces në një kohë afatshkurtër, siç kërkon qeveria, ai sërish do të jetë me pasoja mbi konsumatorët, sepse gjithçka do të kalojë te çmimi i shitjes, i shërbimit apo i investimit”, deklaroi ish-ministri i Financave, Ridvan Bode.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.