Sipas Ruçit, Ndoka iku vetë. Rrudhet grupi i PS-së në parlament

Postuar në 08 Shtator, 2015 12:09

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, deklaroi sot nga Elbasani atë që nuk e beson as vetë: Se dorëheqja nga mandati i deputetit Arben Ndoka ishte një iniciativë personale. PS ka mbledhur sot degën e saj në Elbasan për të diskutuar për ristrukturimin dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ruçi gjatë fjalës së tij ka prekur dhe çështjen e dekriminalizimit ku tha se, opozita po përpiqet të marrë kapital politik pasi për reformën e kërkuar nuk ka bërë asnjë propozim. Por pavarësisht propozimeve të munguara, duket se në PS dekriminalizimi po kryhet paraprakisht, me presion të fortë ndërkombëtar. Ajo që bie në sy ndërkohë, është pakësimi i vazhdueshëm i numrave parlamentarë të PS, ku në rradhët e saj tani mungojnë Doshi, Prenga, Ndoka e Frroku, pa harruar largimin e aleatit Dule. Duke folur për zgjedhjet brenda PS-së, Ruçi tha se procesi do të “fillojë në shtator dhe do të mbarojë në janar”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.