Pas trenit në Poloni, edhe një inxhinier gjerman pretendon zbulimin e 100 tonëve ar në një fshat të Moskës

Postuar në 08 Shtator, 2015 11:44

Nuk janë vetëm polakët me fat. Mediat raportojnë se një inxhinier gjerman pretendon të ketë gjetur kamionë me sasi ari ngarkuar në një fshat në jug të Moskës. Gazeta gjermane “Bild” raporton se inxhinieri ka shpallur gjetjen pasi përdori radarë për lokalizimin e kamioneve që mendohet se janë të ngarkuar me thesarin e Bankës së Smolenskut, që u boshatis nga forcat sovjetike përpara arritjes së nazistëve. Sipas pretendimeve të inxhinierit, ishin shërbimet sekrete sovjetike ato që u ngarkuan me transportin e arit në kamionë, që u futën më galeritë minerare afër Vyazmës. Më vonë galeritë u minuan dhe hyrjet në to u bllokuan. Dhe bëhet fjalë për 100 tonë ar. Lajmi pason atë të dy polakëve që zbuluan një tren me ar të të kohës së LIIB.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.