Kryebashkiakët shkuan, panë, ikën... Por se ç’kompetenca kanë, s’morën gjë vesh

Postuar në 08 Shtator, 2015 16:47

Gjithë çka kuptuan kryebashkiakët e rinj në mbledhje me kryeministrin Rama dhe ministrin e linjës Çuçi, ishte që një kompani e madhe audituese do të vijë t’i mësojë si mbahen llogaritë. Pas mbledhjes së sotme, dy kryebashkiakët që janë prononcuar kanë qenë të djathtë, për arsye të kuptueshme.

Sipas Fran Frrokajt të Lezhës dhe Agron Kapllanajt të Mallakastrës, gjithë ç’ka u tha nga Rama dhe ministri Çuçi ishte një amulli totale dhe në momentin kur duhej të merrnin fjalën për problemet, Kryeministri ishte larguar befasisht nga mbledhja. Një amulli totale sa i takon çështjeve në terren, çka do të thotë se ditët në vijim askush nuk do të dijë sesi do veprojë me mbledhjen e taksave, me borxhet e prapambetura që bashkitë i kanë OSSHE-së, me ujësjellësit etj.. Në takim, Rama u mbajti të pranishmëve një fjalim mbi rëndësinë e bashkive të reja dhe për një census që Teki Selenica kishte bërë në vitin 1923.

a.j

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Pra, diçka me mire.

Submitted by çentrale (not verified) on

çfare ka ketu per te kuptuar bashkiaket , atyre do ju kontrollohen llogarite dhe si i kane prishur deri tani leket dhe ata qe jane te rinj do e fillojne nga zerua

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.