Tre skenarë për Ukrainën: Sulm ushtarak mbi Donbasin dhe më tej mbi Rusinë, ndërtimi i një muri, ose Marrëveshja e Minskut

Postuar në 07 Shtator, 2015 15:57

Kriza ukrainase është shumë larg zgjidhjes. Ndërkohë që Kremlini ka urdhëruar stërvitje masive të disa njësive strategjike, presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka folur për përgatitje ushtarake dhe skenarët e krizës. Në një intervistë në Kanalin 5 të Ukrainës, Poroshenko ka renditur tre skenarë për daljen nga situata ku është përfshirë vendi prej dy vitesh. Dhe një prej këtyre parashikon edhe sulmin mbi Moskën. “Ka tre skenarë. I pari konsiston në një ofensivë nga forcat ishtarake, një çlirim ushtarak i këtyre territoreve dhe nisa e një fushate kundër Moskës. Kush po e propozon këtë? Ju lutem, shikoni pasojat e aksioneve çliruese të papërgjegjshme që nuk marrin në konsideratë pasojat dhe ndaj populli ynë nuk është në favor të kësaj qasjeje. I dyti është ndërtimi i një muri, dorëzimi një pjese të territorit tonë, ne do jetojmë pa Donbasin. Është e mundur kjo? Është. Por si president, unë nuk kam ndërmend të shes Ukrainën, asnjë copë të saj. Do të luftoj për kthimin e Donbasit dhe të Krimesë. Ka edhe një skenar të tretë: rivendosja e autoritetit dhe sovranitetit të Ukrainës në territorin e saj. Ky skenat quhet Marrëveshja e Minskut”, tha Poroshenko. Nuk bëhet e ditur se kush propozon skenarin e një sulmi mbi Moskën dhe zgjidhjen ushtarake, por gjithsesi Pororshenko shtoi se Ukraina në një vit ka arritur të forcojë shumë ushtrinë dhe është e gatshme të përballojë çdo agresion.
http://en.interfax.com.ua/news/general/288444.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.