Shqipëri-Portugali 0 me 1. Kthim në identitet me gol në sekondën e fundit

Postuar në 07 Shtator, 2015 22:44

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka pësuar një nga ato humbjet “klasike” që na ndodhin shpesh duke pësuar gol në minutat e fundit. Këtë herë ironia e fatit na ndëshkoi edhe më ashpër, sepse goli me kokë i Migel Velosos erdhi në minutën e fundit të shtesës 3 minutëshe. Ndërsa ndeshja në "Elbasan Arena" po shkonte drejt barazimit pa gola, një mungesë vëmendjeje e mbrojtjes sonë pas një goditjeje këndi, bëri që të vinte goli që zhyti në heshtje stadiumin dhe mbarë teleshikuesit. Barazimi dhe marrja e një pike do ta vinte në pozita shumë të favorshme kombëtaren e  De Biazit për kualifikimin drejt Euro 2016 pa shkuar në play off.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.