Kroacia "shmang" Ballkanin. Do të ndërtohet ura "Aloysius Stepinac", 1.6 milje që do të lidhë Dubrovnikun

Postuar në 07 Shtator, 2015 02:41

Kroacia ka ndërmend të rinisë punimet për ndërtimin e urës që do të lidhë Dubrovnikun me pjesën tjetër të vendit. Kjo edhe për të shmangur kalimin kufitar me Bosnje-Hercegovinën, në një brez të shkurtër toke që ndan dy vendet. Ura do të jetë 1.6 milje e gjatë, do të kushtojë 225 milionë $ dhe siç shprehen arkitektët do të jetë më e madhja dhe ndër më të bukurat në Europë. Ndërtimi pritet të nisë në vitin 2016 dhe siç u shpreh kryeministri Zoran Milanoviç qëllimi është që të lidhë dy pjesët e vendit, pasi "...vendi ynë, Bosnje-Hercegovina, nuk do të jetë anëtareve BE-së tani se afërmi". 85% e projektit dhe një total prej 413 milionë $ për rrugët lidhëse do të akordohen nga BE. Dhe në Europë me sa duket hyhet me simbolet e duhura; një nga projektuesit, Jurom Radić, thotë se ura mund të marrë emrin e Aloysius Stepinac, ish-kardinali kroat i kohës së LIIB, i lumturuar së fundmi nga Vatikani.
http://www.nbcnews.com/news/world/croatia-build-1-6-mile-peljesac-bridge...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.