Dështon tentativa për përgënjeshtrim e Tahirit. Policia italiane: Avioni transportonte drogë shqiptare

Postuar në 07 Shtator, 2015 18:23

Ka zgjatur vetëm pak kohë dyzimi mbi vërtetësinë e avionit të fundit të drogës në Itali, pasi ministrit i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se huk ishte e vërtetë që ky mjet ishte nisur nga Shqipëria. “Sa për avionin në Itali, ai ishte nisur nga Torino për në Leçe. I bie që kryeministri italian dhe ministri italian të jenë përfshirë në trafik, ç’punë kishte policia shqiptare me ta?!”, tha Tahiri. Por sqarimin e bëri shumë shpejt policia italiane shkruante në faqen zyrtare të saj:

“Transportonin qindra kilogramë drogë nga Shqipëria për në Piemonte duke përdorur një avion ultra të lehtë të modelit “Dynamic”, me qëllim që t’i shpëtonin kontrolleve të policisë. Trafiku e kishte bazën në një aeroport turistik në Gattinara, në Torino dhe është zbuluar nga skuadra lëvizëse e po këtij qyteti dhe nga reparti i Helikopterëve të policisë së Milanos. Policia ka vënë në pranga 4 persona, 2 shqiptarë dhe 2 italianë dhe kanë sekuestruar edhe avionin e drogës”.

Sipas La Stampa, të arrestuarit janë Maksim Llanaj, Fitor Alliaj, Pasquale D’Ambrosio dhe Rosario Campisi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.