Reagon Tahiri: Akuzë ndaj Berishës. Dhe një paralajmërim për media “që duhet zbardhur me çfarë financohen”

Postuar në 06 Shtator, 2015 15:00

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka reaguar sot ndaj akuzave që i janë bërë nga PD-ja dhe mediat. Përmes një postimi në Facebook, Tahiri jep versionin e tij, kryesisht një kundërakuzë ndaj Sali Berishës dhe PD-së, por nuk ka lënë jashtë as ndonjë media ndaj së cilës bën insinuata. Më poshtë pjesë nga reagimi i ministrit; “Edhe pse ju e e dini me mire se kushdo se cili eshte Lulezim Basha, Saliu po e po, por fatkeqesisht edhe partia e te dyve, une e kam sot te pamundur te mos e ndaj me Ju revolten dhe neverine time qe nje ish-oficer policie, ne kerkim per dekonspirim te operacioneve te Policise se Shtetit kunder droges, ne arrati per te mos u perballur me drejtesine dhe ne pritje qe te marre azil ne nje nga vendet e BE-se, i cili jep intervista si i perndjekur nga shteti dhe simulon censurime te tyre per te forcuar poziten e tij si pretendent per azil politik, na eshte shpallur nga opozita hero i kohes sone! Aq me keq akoma, kesaj farse te pashembullt qe provon per te kushedi se saten here degradimin e PD ne nje gjiriz mediatik qe qelb Shqiperine, i bejne jehone edhe kanale mediatike qe mbetet plotesisht mister per t’u zbardhur se me çfare fondesh financohen. Nje ish-oficer policie qe nuk perballet me drejtesine, po merr arratine duke thyer vendimin e gjykates per detyrim paraqitjeje, khehet ne monument mediatik te luftes kunder krimit nga ana e PD, e cila i behet zedhenese shpifjeve kriminale te nje te arratisuri te drejtesise, ne vend qe ti bej thirrje te paraqitet para Prokurorise per t’i bere legalisht akuzat e tij, duke dhene cdo lloj informacioni per kedo qe paska shkelur ligjin, drejtues te larte te policise, prokurorise se krimeve te renda dhe mua vete perfshire! Nderkohe qe operacionet antidroge te Policise se Shtetit po shenojne rezultate te panjohura me pare dhe po marrin mbeshtetjen e opinionit publik e te partnereve nderkombetare, keta politikane te paskrupullt dhe kjo force politike e marre peng prej frikes se tyre nga drejtesia qe vonon po s’harron, e deklaruan bashkepunetorin e krimit brenda radheve te Policise se Shtetit jo vetem shembull ideal te luftes me krimin po edhe viktime te fjales se lire. Keta te pandeshkuar te medhenj, e dini edhe vete se sjemi njelloj po duan ta bindin medoemos popullin se ata jane ne dhe ne jemi ata. Se gjera qe i kane bere ata, ne fakt sot po i bejme ne, ndersa ata jane aty per te luftuar per barazine e ligjit! Ky eshte modeli i turpshem i nje partie te nxire nga shuplakat e shqiptareve ne dy votime radhazi, e cila vetem nxin, nxin, nxin kedo dhe çdo gje, perfshire edhe vete Shqiperine sa here flet. Atyre qe ju dhembin operacionet e Policise se Shtetit per arsye qe ata i dine vete, u them te mos presin lehtesim te dhimbjeve duke vene kujen mashtruese te politikes se tyre te felliqur! Faleminderit per durimin nese e lexuat deri ne fund dhe ndjese qe u zgjata me shume se zakonisht”.

Comments

Submitted by Natyralisti (not verified) on

z. Minister, Vazhdoni goditjen e trafikanteve dhe te korruptuarve siç e keni filluar qe me "Republiken e Lazaratit",Qente dhe te lehin,karvani te ece perpara". Por edhe nje sygjerim,mundojuni qe parcelat me kanabis te zbulohen nga ajri qyshe ne periudhen e muajve te pare te vegjetacionit(Prill-Qershor) sepse eshte shume me lehte per asgjesimin e tyre, se sa ne kohen e vjeljes se droges(Gusht-Shtatot) qe behen si peme 2-3 metra te larta dhe shume te degezuara.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Mos u be merak se zoti Minister i njeh shume mire parcelat ... i ka urdheruat vete ai mbjelljen e tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.