Punësimi/ 57% janë të vetëpunësuar

Postuar në 06 Shtator, 2015 13:10
Ilir Sinanaj

Në Shqipëri mbi 57% e të punësuarve përbëhen nga persona të vetë punësuar, të cilët nuk punësojnë individë të tjerë rregullisht ose thjesht ndihmohen nga pjesëtarë të familjes, të cilët kontribuojnë në veprimtarinë e tyre. Kjo përqindje përbën shifrë që në Raportin e Treguesit të kapitalit Njerëzor 2015, emërtohet si “Punëtorët në punësim të cenueshëm”. Shifra në Shqipëri është më e larta në rajon.

Statistikat
Përqindja e punëtorëve në punësim të cenueshëm për vendet e tjera të rajonit është në shumtën e rasteve, mëse dy herë më ulët se sa për Shqipërinë. Kështu vendi me numrin më të ulët në rajon për punëtorët në punësim të cenueshëm është Bullgaria me rreth 8%. Ndërsa vendi i dytë pas Shqipërisë, për përqindjen e punëtorëve në punësim të cenueshëm është Greqia me rreth 30%. Të dhënat për të nxjerrë këtë tregues në raportin që vlerëson Kapitlin Njerëzor në 2015-n, janë marrë duke filluar nga viti 2013, nga statistikat e Organizatës Ndërkombëtare të punës (ILO).Personat e vetëpunësuar, të cilët nuk punësojnë individë të tjere rregullisht ose thjesht ndihmohen nga pjesëtarë të familjes, të cilët kontribuojnë në veprimtarinë e tyre, janë në një gjendje të “cenueshme” sepse në nevojën për të sfiduar një treg dinamik, ku ka sipërmarrje që prodhojnë në masë, veprimtarisë ekonomike të këtyre të vetëpunësuarve u mungon qendrueshmëria prodhuese, për pasojë të kapacitetit njerëzor të reduktuar (zvogëluar) si në numër por shpesh edhe në aftësi për të përmbushur nevojat e prodhimit. Dhe prodhimi është në përpjestim të drejtë me fitimin.

Kapitali Njerëzor
Njeriu është një nga asetet më të çmuara si të një sipërmarrje ashtu edhe të një shteti. Për matur dhe vlerësuar veprimtarinë e njeriut në lidhje me prodhimtarinë e tij ekonomike organizata “World Econimic Forum” në bashkëpunim me kompaninë “Mercer” kanë hartuan Raportin për Treguesin të Kapitalit Njerëzor 2015. Për sa i përket këtij treguesi (nga 124 vende të studiuara), Shqipëria u rendit në vendin e 66-të, që në shkallë ballkanike është në vendin e fundit. Në vitin 2013 gjithashtu “World Economic Forum” dhe “Mercer” hartuan një raport për Treguesin e Kapitalit Njerëzor. Për treguesin e Kapitalit Njerëzor, sipas raportit të vitit 2013, Shqipëria renditej në vendin e 72-të në shkallë botërore (nga 122 vende të studiuara), por në vendin e parafundit në Ballkan.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.