PD-ja publikon intervistën e plotë të Dritan Zaganit. Apelon edhe për anagzhimin e medias dhe të gazetarëve

Postuar në 06 Shtator, 2015 11:58

Partia Demokratike ka risjellë sot në vëmendje të opinionit intervistën e Dritan Zaganit, ish-shefi i Antidrogës në Fier, i cili është larguar nga vendi dhe është shpallur në kërkim. Deputeti Genc Pollo ka vlerësuar se bllokimi i intervistës përbën censurë dhe ka ftuar shoqatat e gazetarëve, që kanë marrë lekë edhe nga ato të taksapaguesve të flasin e të ngrenë zërin. “Mbyllja e gojës së medias nga qeveria është një akt i rëndë që duhet denoncuar me forcë duke theksuar njëkohësisht që Partia Demokratike është në krah të dhe në mbështetje të gazetarëve, televizioneve, portaleve dhe të gjitha mediave që duan të japin të vërtetën për publikun e tyre, për lexuesit dhe shikuesit. Edhe kur ato bien në shantazh, edhe kur ato në një moment mund të çedojnë, ne përsëri do ti përkrahim që të jenë një kanal i së vërtetës për publikun e tyre. Dhe është edhe momenti edhe si kryetar i komisionit Parlamentar të Medias të bëj edhe një apel për ato shoqata gazetarësh, federate mediash, asosacione të ndryshme të kësaj fushe, që kanë përfituar nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, europiane dhe amerikanë, që nëse kanë heshtur këto 3 ditë të ngrenë zërin e tyre nesër e tutje. Të thonë fjalën që u përket nga e hëna në vijim sepse një rast i tillë i bllokimit të gjysmës së dytë të një interviste me të dhëna shokuese, është diçka që në Shqipërinë e post komunizmit nuk më kutjohet të ketë ndodhur”, tha Pollo. Po kështu PD-ja ka përcjellë të plotë edhe intervistën e Zaganit, ku akzuohet ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, për përfshirje në travik narkotikësh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.