Konflikti i fiseve Cali e Prenga për lagunën e Patokut

Postuar në 05 Shtator, 2015 19:48

Konflikti mes pjesëtarëve të fisit Cali, duket se e ka zanafillën në Prill të këtij viti, kur Ministria e Bujqësisë organizoi një tender për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut në Lac. Në garë morën pjesë dy firma Tenki-01 Shpk, me të vetmin aksioner Eduart Prengën, vëllain e Armando Prengës, dhe Cali Shpk, në pronësi të familjes Cali.

E para fitoi tenderin me 5 pikë më shumë se tjetra. Firma Cali në emër edhe të peshkatarëve konstestoi garën dhe tha se firma e vëllait të deputetit socialist ishte krijuar pak muaj para se të organizohej tenderi.

Kjo cështje u cilësua si korrupsion shtetëror kur mori përmasa polike. Partia Demokratike akuzoi kryeministrin e vendit Edi Rama, pasi sipas saj, licenca për të shfrytëzuar peshkimin në lagunën e Patokut i është dhënë me anë të një tenderi të dyshimtë kompanisë së vëllait të deputetit socialist Armando Prenga, i cili e ka regjistruar në QKR në dhjetor të vitit të shkuar.

Nga ajo kohë cështja ka përfunduar në gjykatë dhe palët nuk kanë marrë ende një zgjidhje përfundmitare. Gjatë gjithë kësaj kohë konflikti është acaruar më tej duke përfunduar në përplasjen fizike të së premtes.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.