Fatura e re për Policinë e Shtetit 71 milion euro. Do blihen armë, uniforma dhe 1000 makina të reja

Postuar në 05 Shtator, 2015 09:07

Brenda dy viteve Policia e Shtetit do të ketë një pamje të re. Jo vetëm uniforma, por dhe armët si dhe një mijë automjete të reja do të vihen në shërbim të saj për të cilat do të ketë një buxhet prej 71 milionë eurosh. Projekti është publikuar dje në Fletoren Zyrtare si pjesë e Strategjisë 5­vjeçare të Rendit Publik dhe planit 2­ vjeçar të veprimit të Policisë së Shtetit. Vetëm për përmirësimin e shërbimeve të forcave të rendit, në zbatim të kësaj strategjie, është përllogaritur një buxhet prej 100 milionë eurosh, ose 14.5 miliardë lekë. Objektivat e parashikuar në strategjinë afatgjatë të Rendit Publik, synojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe teknologjisë, gjendjen e infrastrukturës ndërtimore, përmirësimin e shërbimit të transportit, armatimit, uniformës dhe drejtimeve të tjera logjistike sipas parametrave më të mirë bashkëkohorë. Për këtë është kërkuar nga drejtuesit dhe është miratuar nga Qeveria një mbështetje financiare e konsiderueshme, si nga buxheti i shtetit, ashtu dhe donatorë të huaj, me qëllim orientimin e asistencës së tyre kundrejt këtyre projekteve strategjike. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.