2020 me orë inteligjente, shumëfunksionale

Postuar në 05 Shtator, 2015 13:41

Ja pse mund ta dëshironi një orë inteligjente: Mund ta përdorni atë për gjëra të shpejta si të hapni dyert, të paguani kafenë dhe të nisni makinën. Ja pra pse mund ta dëshironi një të tillë por pas pesë vjetësh ama: Nuk ka ende shumë dyer, dyqane apo makina që ora juaj inteligjente të mund të punojë me to. Në ekspozitën elektronike të IFA mbajtur këtë javë në Berlin, Samsung Electronics Co., Lenovo Group dhe Huawei prezantuan orët inteligjente me karakteristika të përmirësuara duke shpalosur aftësinë e tyre për të bashkëvepruar me pajisje të tjera duke filluar nga telefoni juaj celular në termostatet e mikrobusave.

“Që orët të bëhen më popullore dhe më shumë funksionëshe, ato duhet të ofrojnë aftësi të rëndësishme për të qenë të përgjithshme në funksionin e tyre,” tha Andy Griffiths, kreu i Kompanisë Samsung’s U.K. dhe Irelandës. “Pritshmëritë tona kanë si limit ofrimin e këtij produkti brenda vitit 2020.” 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.