Kryeministri i Hungarisë: Fluksi i refugjatëve kërcënon identitetin kristian të Evropës

Postuar në 04 Shtator, 2015 07:49

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e gjykon fluksin e refugjatëve në Evropë, që janë në shumicë myslimanë, si një kërcënim për identitetin kristian të Evropës, në një artikull të publikuar sot, një vizion i hedhur poshtë nga kancelarja gjermane Angela Merkel.  “Nuk duhet haruar se ata që po vijnë… janë përfaqësues të një kulture krejtësisht ndryshe”, thekson Orban në këtë artikull të publikuar në të përditshmen gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” . “Në shumicë, ata nuk janë kristian por myslimanë. Është një çështje e rëndësishme, pasi Evropa dhe identiteti evropian kanë rrënjë të thella kristiane”, vazhdon ai. “A nuk është kjo në vetvete shqetësuese që kultura kristiane e Evropës nuk është më e aftë të mbajë Evropën në sistemin e vlerave kristiane? Nëse e lëmë këtë jashtë vëmendjes, mendimi evropian mund të gjendet në minoritet në kontinentin e vet”, vlerëson kryeministri hungares. Nga ana tjetër, në një aludim për këtë artikull, kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi gjatë një vizite në Bern, se “kur kemi në mendje vlerat kristiane, atëherë besoj se është e rëndësishme se dinjiteti i çdo qenieje njerëzore duhet të mbrohet në çdo vend që ajo është në rrezik”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.