Aksioni antiinformalitet, çoroditen bizneset nga paqartësitë

Postuar në 04 Shtator, 2015 09:08

Vrulli i aksionit antiinformalitet, deri tek deklaratat ekstreme të kryeministrit se kjo është luftë, i kanë çoroditur jo pak bizneset. Në një shkrim të botuar nga “Monitor” thuhet se këtu nuk bëhet fjalë për ato sipërmarrje, që dolën bllof dhe u detyruan të ulin qepenat, por për biznese që deri tani kanë qenë në rregull me shtetin, të cilat për shkak të natyrës së tyre specifike të biznesit, që lë shteg për interprtime ligjore, tremben se mund të bëhen pre e gjobave, apo dhe sekuestrimeve të mallit, tashmë që pritet të fillojnë kontrolle të organizauara nga e hëna. Disa biznese, që kanë kontaktuar me “Monitor” janë të paqartë nëse duhet të kenë kasë, kur ata kryejnë vetëm pagesa me bankë, të tjerë tremben se mund t’u sekuestrohet malli sepse blejnë mall artizanal nga individë të ndryshëm dhe nuk dinë si ta faturojnë. Bizneset janë të paqartë se ku mund të drejtohen dhe kush mund t’i ndihmojë. I kontaktuar nga “Monitor”, Erion Prifti i Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesve, pohon se të gjithë tatimpaguesit që kanë pyetje mund të drejtohen pranë sporteleve të tatimpaguesve në rrethet përkatëse. Teksa disa përfaqësues biznesi ankohen për arrogancë të punonjësve të tatimeve, Prifti thotë se ata mund t’i denoncojnë në numrin jeshil 08001414.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.