Pronat/Projektligji i ri e ka në thelb padrejtësinë

Postuar në 03 Shtator, 2015 01:33

Do të zgjidhim për 10 vjet problemin e pronës. Kështu premton qeveria aktuale me projektligjin e ri që ka miratuar. Më tej, ngrihet edhe një Task Force, e cila do ruajë tjetërsimin e titujve të pronësisë nga vendime gjykatash që janë shpallur armike. Më e komplikuar se kaq vështirë të jetë situata për pronën. Ligji i ri po trumbetohet shumë, por ai ka një hile të trashë dhe prepotente brenda sa kohë që njeh kompensim sipas zërit kadastral në momentin e shpronësimit. Por me sa duket ligji ka edhe probleme të tjera. Në një intervistë për “Rilindjen Demokratike”, Myrshit Vorpsi, i shoqatës “Pronësi me Drejtësi” vëren se ligji shpalos qartë qëllimin e zhvendosjes së barrës financiare drejt pronarëve, duke anashkaluar thuajse plotësisht kthimin e pronës. “Sipërfaqja e tokës truall në periudhën 1993-2010 që është njohur nga komisionet e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP), është në shkallë vendi 14 896 hektarë. Nga të cilat, 5422 hektarë u janë kthyer pronarëve, 6489 ka qenë sipërfaqja që duhej t’u kompensohej pronarëve, ndërsa është edhe një sipërfaqe prej 2900 hektarësh të tjerë, e cila iu është njohur pronarëve, por komisioni as nuk ka vendosur për kthim apo kompensim. Sipas nenit 5, truall quhet sipërfaqja e tokës që ka qenë e tillë, pra brenda vijave kufizuese të zonave të banuara në momentin e shpronësimit. Kështu e ka klasifikuar qeveria klasifikimin e tokës truall. Dhe kjo ndërkohë që si Ligji 7698 i vitit 1993 për AKKP-në, ashtu edhe Ligji 9235 i vitit 2001, në nenin tre të këtyre dy ligjeve thuhet se, sipërfaqe tokë truall e klasifikonin si sipërfaqen e tokës që ndodhet brenda vijave kufizuese të qendrave të banuara në datën e hyrjes së fuqi të këtij ligji. Në këto klasifikim as më shumë e sa më pak, qeveria sot na kthen 60 vite pas. Dhe po të kemi parasysh atë që thotë ky projektligj i sotëm, që kjo sipërfaqe tokë nuk ka qenë e klasifikuar si tokë truall dhe jashtë sipërfaqes së zonës së banuar, por nga komisionet është vlerësuar pronë truall në vitet e mëpasme, për efekt të kompensimit do të kompensohet sipërfaqja e tokës bujqësore që është klasifikuar në ditët e sotme”, thotë Vorpsi. Kjo është sikur Enver Hoxha të ndërronte mendje e të binte dakord me pronarët, duke u thënë: “Po u jap vetëm atë që u mora”. Por Enver Hoxha(i cili sa për krahasim vepronte si pronar kur u kërkonte arin anglezëve bashkë me interesat) nuk është më, kështu që loja e qeverisë me këtë nismë, të cilën kryeministri e shpall si zgjidhjen e të gjitha problemeve, është një fiasko, në mos një mashtrim që kërkon t’u japë nga një kockë pronarëve.

Një arsyetim që meriton vëmendje është edhe dyshimi se me këtë projektligj, mazhoranca e majtë po synon edhe të ndalojë gjobat e Strasburgut ëë po kërdisin shtetin. “Në një formë që mund të duket e paarsyeshme, drejtori i sotëm i AKKP-së ka të drejtë që të shesë në ankand fondin e tokave që kanë për kompensim, nëse pronarët nuk shprehin interes, do e shesin, e kalojnë fondin për kompensim. Shoqata Pronësi me Drejtësi do t’ii drejtohet Gjykatës Kushtetuese, nëse ky draft i paraqitur deri më tani nuk ndryshon gjatë shqyrtimit. Po ashtu edhe një pasqyrim të thelbit të këtij projektligji do ia paraqesim edhe Gjykatës së Strasburgut. Thelbi i këtij ligji kërkon që...me çdo kusht që kundrejt këtij projektligji të bllokojë vendimmarrjen e Gjykatës së Strasburgut. Ky është edhe qëllimi i parë që ka në thelbin e vet ky projektligj, që nesër t’i serviret Strasburgut si mjeti efikas që shteti shqiptar ka gjetur kundrejt këtij projektligji”, thotë Vorpsi. Shifra që do të kompensonte plotësisht pronarët: rreth 20-30 miliardë euro.
Këtu do nënvizuar se është mirë që PD-ja shqetësohet për pronarët, por do të duhet të thotë se çfarë bëri kur ishte në qeveri për ta? Vorpsi është një ndër zërat më kritikë të qeverisjes së shkuar, e cila te prona dhe legalizimet ngjan si dy pika uji me qeverinë aktuale.
http://www.rilindjademokratike.com/index.php?option=com_content&view=art...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.