Paradë “ekstravagande” e Kinës në përkujtim të Luftës së Dytë. Presdidenti Jinping: “Do shkurtojmë me 300 mijë trupa personelin”

Postuar në 03 Shtator, 2015 12:13

Kina ka demonstruar forcën e vet në një paradë në përkujtim të Luftës së Dytë Botërore. Parada është cilësuar si ekstravagande dhe që i bën jehonë traditës politike të Luftës së Ftohtë. Media të ndryshme e kanë parë këtë akt të Kinës edhe si një shfaqje të arsenalit të ri ushtarak, në një kohë kur gjithë bota është prekur nga efektet e krizës. Gjithësesi, arsyeja nuk mungon në Pekin pa kësaj shfaqjeje. Presidenti kinez, Xi Jinping deklaroi gjatë fjalimit të tij, se Kina do të shkurtojë me 300 mijë trupa, personelin ushtarak, duke shtuar se “do të përpiqet gjithnjë për paqen dhe stabilitetin”. Një mesazh më domethënës se vetë parada, ndërkohë që Kina po monotorihet për dy zhvillime: goditjen në bursë dhe fërkimet me Japoninë. Me sa duket ekipi drejtues kinez ka vendosur si priroritet ekonominë, e cila e ka sjellë Kinën në kuotat e deritanishme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.