"Mandata" e fundit nga Haxhinasto për shqiptarët: Rrugët që mendoj të jap me konçesion

Postuar në 02 Shtator, 2015 21:41

Shqiptarët do t’i paguajnë shtrenjtë investimet në infrastrukturë që qeveritë kanë bërë me paratë e tyre. Lajmi është dhënë nga Edmond Haxhinasto, ministër i dy qeverive të fundit Berisha-Rama. Në një intervistë për emisionin “Tonight” ministri i Transporteve zbuloi planin e qeverisë për të dhënë me koncesionin thuajse të gjithë rrjetin rrugor kombëtar.

“Ka filluar një studim I financuar nga BERZH përsa i takon sistemit të taksimit të rrugëve në Shqipëri dhe në përfundim do të kemi një ide më të qartë. Rruga Tiranë-Durrës mund të ishte një rrugë që mund të taksohej apo rruga Durrës-Rrogozhinë dhe Rrogozhinë-Elbasan apo Tiranë-Elbasan mund të ishin rrugë që mund të taksoheshon sepse janë projektuar si të tilla.”-theksoi Haxhinasto.

Ai tha se qeveria do të ketë studimin e BERZH në dorë deri në fund të vitit, ndërsa foli edhe për dhënien me koncesion të Rrugës Durrës-Kukës që sipas tij do të jetë me të njëjtën formulë se ajo e Rrugës së Arbrit. “Në 15 tetor do të kemi fituesin e kompanisë që do të menaxhojë dhe do të përfundojë ndërtimin e rrugës së kombit. Do të pranojmë ofertën që ka subvencionin më të vogël nga ana e shtetit.

Janë kompani të huaja që janë të lidhura sipas formulës me nënkontraktorë shqiptarë. Konçesioni do të jepet për 35 vjet.38-43 milionë euro investimi që do të bëjë kompania që do të marrë konçesionin.”- deklaroi ministri i Transporteve. Ai shtoi se qeveria është në pritje të ofertës së kinezëve për Rrugën e Arbrit me urimin që ajo të vijë në shtator.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.