Kina demostron forcën me paradë ushtarake për 70-vjetorin e kapitullimit të Japonisë

Postuar në 03 Shtator, 2015 09:23

Agjensia e lajmeve AFP njofton se  presidenti kinez, Xi Jinping përshëndeti sot fitoren në vitin 1945 kundër Japonisë që sipas tij i ka mundësuar Kinës të ribëhet një komb i madh në botë duke shënuar kështu fillimin zyrtar të një parade madhështore ushtarake. Mbi 30 zyrtarë të huaj, përfshirë këtu ministra dhe krerë shtetesh, si presidenti rus Vladimir Putin dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon morën pjesë në këtë ceremoni madhështore. Por shumë liderë të tjerë, përfshirë këtu kryeministrin japonez Shinzo Abe nuk morën pjesë në këtë paradë.

 “Kina nuk do të kërkojë kurrë hegjemoni dhe nuk do të kërkojë të zgjerohet. Ajo nuk do të imponojë kurrë vuajtjet tragjike kombeve të tjera”, theksoi presidenti Xi. “Njoftoj këtu se Kina do të reduktojë efektivët e saj ushtarakë me 300 000 trupa”, deklaroi Xi Jinping, i cili foli nga lartësia e ”Portës së Paqes Qiellore” ku Mao Tse-toung kishte shpallur lindjen e Kinës popullore më 1 tetor 1949.

Në paradë marrin pjesë rreth 12 000 trupa dhe 500 automjete ushtarake, të ndjekur nga rreth 200 avionë dhe helikopterë, simbole të fuqisë në rritje të Kinës në skenën ndërkombëtare. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.