Interesat e bankave zbresin në minimume historike, klientët zhvendosen drejt depozitave afatgjata

Postuar në 03 Shtator, 2015 08:49

Interesi mesatar i depozitave me afat shënoi një tjetër rënie në muajin korrik, duke arritur në një minimum historik prej 1.34%, nga 1.44% që ishte muajin e mëparshëm, sipas statistikave mujore të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Sipas “Monitor” rënie kanë shënuar të gjitha maturitetet, nga ato 1 mujore, deri te 60 mujore. Psh, depozituesit e rinj të korrikut, që kanë mbyllur paratë e tyre ma afat maturimi një vjeçar do të marrin interesa prej vetëm 1.42%. Ky interes u mjafton atyre vetëm sa të indeksojnë inflacionin, që në korrik ishte 1.3% me bazë vjetore, sipas INSTAT.  “Monitor” shkruan se individët kanë reaguar ndaj uljes së normave të interesit, duke u zhvendosur drejt depozitave afatgjata. Të dhënat e BSH-së tregojnë se në qershor 2015, depozitat 2 vjeçare u rritën me 11% në 43 miliardë lekë dhe ato mbi 2 vjet u zgjeruan me më shumë se 40%, në gati 30 miliardë lekë, në raport me qershorin 2014. Në të njëjtën periudhë kohore, kursimet me afat 1 vit e më pak, kanë shënuar tkurrje të ndjeshme. Depozitat 12 mujore kanë rënë me bazë vjetore në qershor me 10 miliardë lekë, apo 4.4%, duke zbritur në 228 miliardë lekë. Megjithatë, ky maturitet mbetet më i preferuari nga konsumatorët, me 62% të totalit të depozitave me afat, që janë të mbyllura në banka për një vit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.