Ia dinë njëri-tjetrit dhe nuk thonë pse kanë heshtur për Ilir Metën

Postuar në 03 Shtator, 2015 17:48

Sikur të mos ishte po i njëjti Lulzim Basha  që heshti kur Ilir Meta fitoi pafajësinë për videon 700 mijë euroshe Meta-Prifti ,  tani  që është në opozitë thotë se ish-aleati i tij në qeveri i ka shpëtuar drejtësisë. Për Partinë Demokratike dhe kryetarin e saj Lulzim Basha, kur Ilir Meta është me Edi Ramën është e papranueshme që ai t'a kthejë në normë mashtrimin dhe korrupsionin, ndaj dhe sipas tij opozita është e vendosur që ta çojë atë para drejtësisë.

Morali e donte që zoti Basha ta kishte bërë këtë denoncim edhe kur ishte aleat me Ilirin. Por  lufta politike e deshi që pas publikimit të lajmit se kreu i Kuvendit është I përshirë në afera korruptive me borxhet e kompanisë CEZ, kryetari i opozitës të dalë vetë në foltorte për të sulmuar Ilir Metën, duke risjellë në vëmendje të shkuarën e tij dhe akuzat për korrupsion.

“Korrupsioni, marrja e rryshfetit, përvetësimi i miliona eurove është kthyer në normë sjellje e Ilir Metës dhe Edi Ramës, është bërë zakoni i tyre. Por kjo është e papranueshme për ne, është e papranueshme për qytetarët shqiptarë. Ne nuk do të lejojmë që korrupsioni e rryshfeti të sundojnë vendin. Ilir Meta ia ka dalë ti shpëtojë drejtësisë më parë, duke ndikuar hetimet, për akuza shumë të rënda, duke i paracaktuar konkluzionet e hetimit me pushtetin e ti”

Basha kërkoi nga Prokurori i Përgjithshëm të Republikës, të nisë një hetim të shpejtë e serioz ndaj Ilir Metës, i cili sipas tij  akuzohet se ka marrë rryshfet nga kompania DIA, kompani që ishte kontraktuar nga CEZ, nën ndikimin e Ilir Metës për mbledhjen e borxheve të energjisë

 Në konferencën për shtyp kreu I demokratëve  kërkoi  dorëheqjen e menjëhershme të Ilir Metës nga posti i tij dhe dorëzimin para drejtësisë pa imunitet, pa pushtetin e numrit dy të vendit.

l.m

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po çfare thua o njeri, tani meqe Lul Basha ka bere gabim atehere, duhet te vazhdoje perseri ne gabim? Kjo eshte nje llogjike qe ndeshet shpesh ne Shqiperi, sipas te ciles po pate bere ndonjehere gabim, a ke mbajtur ndonjehere anen e gabuar te humbet e drejta per te pasur te drejte. Fare mire mund te thuhet dhe qarte fare madje, athere Luli e pat gabim dhe tani po korigjon gabimin. Akoma me skandal eshte Rama ne kete aspekt. Per shkak te korrupsionit te Ilir Metes ai nxorri njerezit ne rruge,pra i coi ne thertore, pavaresisht se kasapi u be Berisha, dhe hop sapo Meta i zgjati doren per te bere Qeverine bashke, Rama na i harroi te gjitha pislliqet e Metes dhe Meta na doli burre i mire. Me gjithe ato pislliqe qe ka bere Meta, une nuk e marr vesh akoma si eshte e mundur qe na drejton Kuvendin, me demek vendin ku behen ligjeet. Po nejse, pune Shqiperie (nuk ma mban goja te them Albanistan hesapi).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.