Gjyq për përdorimin e imazhit të Skënderbeut në pasaportat biometrike

Postuar në 03 Shtator, 2015 15:56

Një proces jo i zakonshëm për Shqipërinë është ai që ka vënë në lëvizje vajza e skulptorit, Odhise Paskali, Floriana Paskali. Ajo kërkon dëmshpërblim nga shteti shqiptar për përdorimin që i është bërë imazheve të monumentit të Skënderbeut, që ndodhet në qendër të Tiranës, në pasaportat biometrike të qytetarëve shqiptarë. “Kjo vepër artistike është riprodhuar në pasaportat biometrike. Nuk është marrë leja e trashëgimtarëve dhe kanë të drejtë tashmë të përfitojnë dëmshpërblimin përkatës, pasi e drejta e autorit mbrohet deri në 70 vjet pas vdekjes. E drejta e autorit mbrohet me ligj. Ligji e përcakton qartë ku lejohet dhe ku jo përdorimi i një vepre artistike. Nëse bën një foto dhe e vendos në ambient personal, nuk ka problem. Por, nëse nga kjo foto nxjerr fitime, kemi shkelje të së drejtës së autorit. Në këto raste, duhet leja e autorit apo trashëgimtarëve”, tha për Top-Channel, avokati Thimjo Kondi. Vepra, ndoshta më e njohura ndër shqiptarë, është vendosur në qendër të Tiranës në vitin 1968 dhe paraqet heroin kombëtar, Gjergj Kastrioti, mbi kalë me veshje lufte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.