Zbardhet biseda Tsipras – Janullatos

Postuar në 02 Shtator, 2015 17:38

Zëdhënësi i Kishës Ortodokse, Thoma Dhima, ka postuar një video të takimit mes Kryepeshkopit Janullatos dhe kryeministrit grek, Alexis Tsipras. Teksti i bisedës është zbardhur dhe nga ajo që shihet, aty nuk është folur për kishën e Dhërmiut. Më poshtë biseda:

Cipras: Dua t’u falenderoj për punën që keni bërë për ngritjen e kishave dhe objekteve fetare, por dhe për zhvillimin e arsimit, shëndetësisë dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Është një moment i vështirë për popullin grek.

Janullatos: Ky takim ishte lënë shumë kohë më parë, para se të kishim këto probleme. Shqipëria është një vend shumë i rëndësishëm, është fqinji ynë. Megjithë zemër them se ajo që njerëzit duan, është respekti, dashuria, e vërteta, idetë dhe punët krijuese. Cilado qofshin rezultatet, urojmë t’u shohim nga afër (në Shqipëri).

Cipras: Këtë vizitë ua kam borxh.

Janullatos: Vetë e premtuat dhe vetë nuk e mbajtët fjalën. Në momentet e vështira lexoj Kolokotronin, i cili thotë disa të vërteta shumë të goditura. Pa dashur të ofendoj askënd se edhe vet jam grek: grekët janë të çmendur, por asnjëherë nuk e kanë braktisur Zotin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.