Nuk ka hapje negociatash këtë vit. “Shqipëria duhet të bindë me vepra, jo me fjalë”

Postuar në 02 Shtator, 2015 12:22

Komisioni Europian duket se nuk do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë këtë vit. Në një intervistë për “shqiptarja.com”, raportuesi i KE-së për vendim tonë, Knut Fleckenstein, shpreht në mëdyshjeër hapjen e negociatave, dyke shtuar se përpara Shqipërisë mbeten reformat më të vështira dhe ato më sfidueset. “Që nga aplikimi i saj për anëtarësim në BE në vitin 2009, Shqipëria ka kryer një sasi mbresëlënëse reformash. Megjithatë, reformat që kanë mbetur për tu kryer tashmë, janë më të rëndësishmet dhe ato më sfidueset. Shqipëria duhet të reformojë administratën publike, ajo ka nevojë për të reformuar sistemin e drejtësisë dhe për të forcuar respektimin dhe mbrojtjen e lirive themelore të qytetarëve të saj. Ajo ka gjithashtu të nevojshme të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe për të arritur rezultate afatgjata dhe të qëndrueshme. Këto janë pesë reformat prioritare që Komisioni Evropian ka identifikuar, si të ashtuquajturat prioritetet kyçe dhe të cilat do të zbatohen, në mënyrë që Shqipëria të bëhet gati për negociatat e anëtarësimit dhe anëtarësimit në BE. Unë nuk jam i sigurt nëse Komisioni Evropian do të japë një rekomandim të tillë këtë vit”, thotë Fleckenstein. E ndërkohë që Euroa nuk lëshon pe në kërkeasat e veta teknike, nga ana tjetër kryeministri shqiptar, Edi Rama, apelon për adoptimin e strategjisë. E vërteta është se Tirana zyrtare po kërkon një futje pa procedurë, siç ka ndodhur edhe më parë me vende të tjera, kjo si vendim i nevojshëm strategjik për të shmangur rrëshqitjen e rajonit në tensione. Por karta e mësipërme nuk funksionon. Fleckenstein është i qartë kur thotë se Shqipëria duhet të bindë me vepra, jo me fjalë. “Shqipëria duhet të bindë fqinjët e saj të BE-së dhe partnerët se ajo është e gatshme për të përmbushur të gjitha ato që priten nga një shteti anëtar të BE. Ajo duhet të bindë jo me fjalë, por me vepra. Në fund të fundit, Shqipëria duhet gjithashtu të bindë qytetarët e saj, sepse ata do të jenë të parët që ndjejnë përfitimet pozitive të reformave të suksesshme në fushën e administratës publike, të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut, si dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thotë ai.
http://shqiptarja.com/home/1/fleckenstein-drejt-sia-e--vonuar-s--39-ka-n...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.