Një gabim me pasoja: një klinikë në Londër zbulon gabimisht emrat e 780 pacientëve të prekur me HIV

Postuar në 02 Shtator, 2015 16:51

Një klinikë në Londër të Britanisë së Madhe ka zbuluar gabimisht identetin e qindra pacientëve që janë të prekur nga virusi HIV. Klinika në fjalë, “The 56 Dean Street”, ka zbuluar identitetin e 780 pacientëve, të cilëve u ishte dërguar e-mail mbi trajtimin e HIV. Por klinika nuk ka mbuluar identitetin e marrësve, duke nxjerrë zbuluar pacientët. “The Guardian” njofton se do të nisë një hetim për cenim të privatëisë, ndonëse përfaqësues të klinikës kanë kërkuar falje shumë prej pacientëve. Një prej personave të prekur nga kjo rrjedhje informacioni, ka deklaruar për “The Guardian” se kjo është e sikletshme, ndonëse ka shtuar se ankesa në këtë rast është edhe më e sikletshme, duke parë cilësinë e shërbimit të klinikës dhe kujdesin e mjekëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.