Energjia, humbet më shumë se 31% e asaj që prodhohet

Postuar në 02 Shtator, 2015 08:51

Afro një e treta e energjisë elektirke që prodhohet në Shqipëri, humbet. Sipas bilancit të energjisë elektrike, publikuar nga INSTAT, energjia e humbur në gjysmën e parë të vitit ishte rreth 31.1% e totalit, në ulje nga niveli 38.4% që raportohej në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pjesën dërrmuese të humbjeve vazhdon ta shkaktojë rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike, me 28.6%. Humbjet në shpërndarje janë ulur ndjeshëm nga niveli 36.4% i gjysmës së parë të vitit të kaluar, por megjithatë janë qartë në nivele shumë të larta dhe as trysnia e lartë për pagesën e faturave nuk e ka zgjidhur krejt problemin. Të paktën sipas shifrave zyrtare, pjesa dërrmuese e nivelit të humbjeve, afro 19%, janë humbje teknike, që nuk lidhen me mospagesën e energjisë nga konsumatorët. Nëse e pranojmë si të qenë këtë shifër, ajo tregon se rrjeti i shpërndarjes së energjisë ka nevoja shumë të mëdha për investime të reja. I njëti problem ekziston edhe për rrjetin e transmetimit, ku humbjet e energjisë gjatë gjysmës së parë të këtij u rritën me 12% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.