Dyshime për arratisjen e ish-shefit të Antidrogës në Fier. Ishte në gjykim për shpërdorim detyre

Postuar në 01 Shtator, 2015 21:23

Dritan Zagani, ish-shefi i Antirdrogës në Fier, i arrestuar në Maj të vitit 2014 për dekonspirim të aksioneve të policisë në luftën kundër trafikut të drogës ka munguar sot në seancën në ngarkim të tij që u zhvillua në Gjykatën e Fierit. Burime të policisë thanë se ai mund të larguar jashtë vendit, pasi hetohej në gjendje të lirë, pas ndryshimit të masës së sigurimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Sipas të njëjtave burime Zagani mësohet se ka 1 muaj e gjysmë që nuk ndodhet në Shqipëri dhe për këte autoritetet shqiptare kanë qenë në dijeni.

Zagani u dërgua në gjykatë si i pandehur, së bashku me 6 persona të tjerë me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Sipas Prokurorisë nga përgjimet telefonike ka rezultuar se ish-shefi i antidrogës komunikonte për çdo të dhënë që siguronte nga informatorët e tij në Fier e Vlorë, duke ia transmetuar një oficeri të “Guardia Di Finanzia-s” në shkelje të ligjit.

Përveç bisedave telefonike me zyrtarin italian, mediat kanë raportuar se oficeri Zagani ka kundër vetes edhe transferta të një shpërblimi nga kontakti i tij në Itali, sapo ka përcjellë një informacion që ka sjellë bllokimin e një sasie droge në shtetin fqinj. http://shqiptarja.com/neës.php?IDNotizia=218287

Në seancën e sotme që u zhvillua në mungesë në Gjykatën e Fierit kanë dëshmuar disa persona që kanë patur dijeni  për dekonsiprimin që zagani u bënte operacioneve antidrogë, kryesisht në zonën e Fierit dhe Vlorës.

Lidhjet e ish-shefit të Antidrogës së Fierit me zyrtarë të Guardia Di Finannzia shtojnë dyshimet se edhe largimi i tij jashtë vendit ka të bëjë pikërisht me njohjet e tij me zyrtarë të policisë italiane.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.