Tonin Tërshana merr shtëpi: "Më krijuat mundësinë të jetoj si të tjerët"(video)

Postuar në 01 Shtator, 2015 15:49

Tonin Tërshana, këngëtari i njohur, ka përfituar një nga 30 banesat sociale familjet, të shpërndara nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Tërshana është shprehur i lumtur dhe shtoi një copëz nga historia e jetës së tij. "Ju falenderoj për fjalët e mira. Unë kam rreth 20 vjet që jam pa shtëpi. Kam qenë edhe në emigracion edhe ju falenderoj pa masë, sepse më krijuat mundësinë të jetoj si të tjerët me familjen time", tha Tërshana.
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj shprehu konsideratën e tij për këngëtarin që kishte mbetur 20 vjet pa shtëpi. "Ke bërë aq shumë për Shqipërinë, ky është minimumi që mund të bëjmë për ju…dhe do të vij për vizitë në shtëpi", tha ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.