A po harrohet evazioni që thuret nga vetë institucionet?(video)

Postuar në 01 Shtator, 2015 12:28

Si për ironi, edhe Shqipëria do të ketë 1 shtatorin e vet si datë lufte. Sot përfaqësues të qeverisë kanë dalë dhe kanë bërë të ditur se nis operacioni lundër informalitetit dhe evazionit. Më herët është bërë e njohur se kush nuk merr kuptoni do të gjobitet, duke e shtrirë veprimin ndëshkues edhe mbi ata qytetarë që nuk ndjekin rregullat që i njohin mir ënë vendet perëndimore. Ministri i Financave argumentoi për herë të parë se përse niveli i të ardhurave ka qenë kaq i ulët, duke bërë të vetat ato “argumente” që ka dhënë edhe kryeministri. Ky i fundit ka folur për një “gjendje lufte” të Shqipërisë që jeton sot në një realitet gjysmë informal. Dhe se aksioni synon pikërisht mbrojtjen e konsumtarorit. Duket se gryka e propagandës është kthyer në një drejtim, aty ku edhe synohet qitja: jashtë institucioneve, që prezumohen kështu si efektive, të përgjegjshme dhe pa përgjegjësiër situatën e krijuar. Le të risjellim këtu atë që tha para disa ditësh ministri i Financave në takimin me gazetarët: “...duke vendosur normë, duhet të justifikojnë të gjithë auditet, të cilat nuk është ndonjë gjë që nuk e dimë të gjithë; është ashtu siç thoni ju, pra e harton punonjësi i tatimeve, e pranon punonjësi i tatimeve...Në qoftë se do t’iu duhet juve si kontabiliste që të raportoni 20 bizense dhe nuk do të raportoni dot 100, 1000, sa t’iu vijnë vetëm për të hedhur firmën; kuptohet do të kërkohet emri real i atyre që kanë bërë biznesin, se do të jenë vetëm 20. Për 80 të tjerat duhet gjetur kush është hartuesi”. Pra evazioni themelohet nga brenda zyrës së tatimeve që sot merr në dorëzim drejtimin e operacionit kundër evazionit dhe informalitetit.
Po deri ku shkon ky implikim? Eksperti kontabël, Agim Binaj, deklaroi në një intervistë për “Tema Tv” se implikimi shkon deri në rang drejtorës,me zv. Drejtori të Përgjithshëm(shiko videon).
Sot kryeministri apelon me të drejtë(formalisht) që të mos paguhet nëse nuk merret kuponi. Dhe kuponi ka të bëjë me evazionin, por edhe me fiskalizimin. Është shumë e drejtë. Por kryeministri ndoshta duhet të ketë lexuar se një nga kompanitë e shërbimit të kasave fiskale, operon pa licencë. “Vizion Plus” raportoi një muaj më parë këtë rast, por përgjigje nga Ministria e Financave ishte shumë e vagullt dhe krejt pa kuptim. Në këtë kontekst, që operacioni të ketë një sens moral, apo sinqeriteti, do të ishte e udhës që qeveria të kishte disa karta në dorë, për të cilat të kishte të drejtën të kërkonte llogari. P.sh si na sigurohet se do të ndërhyhet te bizneset e mëdha? Si do të garantohet se edhe bizneset e politikanëve nuk do të përjashtohen nga aksioni i sapondërmarrë? Kur vjen puna te fiskalizimi dhe evazioni, si janë bilancet e kompanive që shërbejnë kasat fiskale? A kanë këto kompani detyrime të papaguara ndaj shtetit shqiptar, qoftë më borxhe, apo edhe gjoba? Është e thjeshtë të flasësh për kupona 1000 lekësh, por shumë e vështirë kur flitet për miliarda lekë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.