Nuk mori provimin e shtetit, por emërohet drejtoreshë në ministri?!

Postuar në 01 Shtator, 2015 14:08

Flitet për cilësi shërbimi dhe performancë të institucioneve, por rastet e anashkalimit të këtij kriteri nuk mungojnë. Partia Demokratike ka sjellë sot përmes deputetes Albana Vokshi raste emërimi në Ministrinë e Shëndetësisë, që nuk mund të konsiderohet i pranueshëm. “Edi Rama po ulëret për informalitetin, por shihni çfarë ndodh me ilaçet. Drejtoresha e Drejtorisë Farmaceutike në Ministrinë e Shëndetësisë, ajo që duhet të kontrollojë cilësinë e ilaçeve, ka ngelur në provimin e shtetit. Madje ka ngelur dy herë me radhë. Pra, ajo nuk mund të ushtrojë dot profesionin e farmacistes, por ama është bërë kryefarmacistja e vendit, falë lidhjeve politike e financiare. Ish-drejtori i Qendres së Kontrollit të Barnave, i kapur nga KLSH për abuzime, i akuzuar për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentash, është promovuar me Edi Ramën, dhe është bërë Drejtor i Rimbursimit në Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, pikërisht aty ku plasi skandali me faturat dhe recetat fiktive e me fitimet marramendëse me skemën kriminale që ishte ngritur. Edi Rama ulëret për informalitetin, por shihni çfarë ndodh në Agjensinë e Kontrollit të Barnave dhe Paisjeve Mjekësore. Gjatë muajve korrik-gusht janë emëruar nga Ministri Beqja, 13 punonjës, vetëm 3 prej tyre kanë arsimin e kërkuar me ligj”, tha Vokshi. Ndoshta “do kthyer edhe njëherë nga vetja” siç thotë populli.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.