E paprekshme! "Ka bërë punë të shkëlqyer"

Postuar në 01 Shtator, 2015 18:35

Drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka bërë një punë shumë të mirë. Kryeministri ka dhënë vlerësimin e vet, por me gjasë edhe ndonjë mesazh, se Shehaj, mbetet e pacenuar në pozicionin e vet: "Për ta mbyllur, dua të theksoj se hop-i i madh që është bërë me TVSH-në, falë punë të shkëlqyer që ka bërë në radhë të parë Drejtoresha e Tatimeve edhe sistemi i tatimeve për të cilën meritoni përgëzime nuk është shoqëruar me të njëjtin hop tek tatim-fitimi. Dhe ky operacion duhet të vlejë pikërisht për këtë gjë. Ashtu sikundër ky operacion do të vlejë që skllevërit që ende lëngojnë nën kthetrat e këtyre skllavopronarëve modern, që hiqen si biznesmenë dhe që kërcënojnë me një copë bukë njerëzit që mbajnë në punë në të zezë, të marrin fund. Për këtë edhe masat ndëshkuese do jenë shumë të rënda. Ne nuk mund të pranojmë që në Shqipëri të ketë skllavëri, dhe të ketë skllevër dhe të ketë skllavopronarë. Të gjitha të ardhurat, sigurisht që janë të ardhura për t’u rinvestuar, për të fuqizuar komunitetet, për të fuqizuar vendin.
Kam bindjen e plotë që do të kemi sukses dhe jam shumë i dëshiruar që të gjithë së bashku të jemi pjesë e këtij suksesi".
http://www.kryeministria.al/al/newsroom/lajme/nis-operacioni-rrenjesor-k...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.