Parlamenti ukrainas voton mes kaosit për statusin autonom të rajoneve lindore

Postuar në 31 Gusht, 2015 15:12

Këtë të hënë Parlamenti i Ukrainës ka votuar pro ndryshimeve kushtetuese për një status special rajoneve lindore të dominuara nga prorusët. Por përçarjet në kampin properëndimor dhe protestat e dhunshme nëpër rrugë treguan se këto ndryshime do të përballen me një rrugë tepër të vështirë përpara sesa të kthehen në ligj.

Një granatë e hedhur nga një tufë nacionalistësh, të cilët ishin duke demonstruar jashtë Parlamentit kundër projektligjit të “decentralizimit”, të paktën 4 policë dhe pjesëtarë të Gardës Kombëtare janë plagosur rëndë, ndërsa sipas Gardës Kombëtare të Ukrainës të paktën 50 gardistë kanë marrë dëmtime të ndryshme. Në një seancë tepër të egërsuar, ku shumë deputetë thërrisnin “turp” dhe kërcisnin në mënyrë të vazhdueshme tavolinat dhe karriget, 265 deputetë votuan pro në parim të projektligjit, 39 më shumë nga sa kërkohej për ta miratuar atë. Por, shumë prej aleatëve të koalicionit, përfshi edhe ish-kryeministren Yulia Tymoshenko, folën kundër tij dhe kanë ngritur dyshime nëse Poroshenko do të jetë në gjendje për të siguruar 300 votat e nevojshme për të, në mënyrë që të kalojë në raundin e dytë dhe të fundit, më vonë nga fundi i vitit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.