Ilir Meta shmang sërish një vizitë në ShBA

Postuar në 30 Gusht, 2015 11:53

Në vizitën e fundit të Victora Nuland në Shqipëri, të gjithë vunë në dukje faktin se zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, shmangu një takim me kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta. Duket se edhe ky i fundit, nuk po këmbëngul shumë që të jetë i pëlqyer në ShBA. Po t’ i besojmë raportomit të portalit “tesheshi.com”, Meta ka vizituar aë fumdmi Maqedoninë, ku ka qenë i ftuar edhe në dasmën e djalit të Menduh Thaçit, ndonëse kishte një ftesë për një aktivitet në ShBA. “Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, nuk do të shkojë as këtë verë në SHBA. Ai ishte i ftuar të merrte pjesë në konferencën e katërt të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të OKB-së, por këtë ftesë ia ka deleguar deputetes së Partisë Socilaiste Valentina Leskaj. Burime nga parlamenti bëjnë të ditur se Leskaj është nisur drejt SHBA-së ndërsa Meta nisur drejt Maqedonisë për të marrë pjesë në gëzimin familjar të kryetarit të BDSH-së Menduh Thaçi i cili organizon këtë fundjavë dasmën e dy djemve të tij. Rreth një vit më parë, Ilir Meta anulloi një tjetër vizitë në SHBA ku ishte i ftuar nga disa kongresmen amerikan. Ai e anuloi vizitën në SHBA me pretendimin se në Shqipëri vinte presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe se duhet të ishte në Shqipëri për ta pritur,”, shkruan “Tesheshi”. Jemi në kuadër të hipotezave, por në vijimësi ka patur spekullime, edhe nga ish-kryeministri Berisha, se Meta nuk është shumë i pëlqyer te disa aktorë ndërkombëtarë të Shqipërisë.
http://tesheshi.com/ilir-meta-humb-nje-tjeter-shans-per-te-vizituar-shba...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.