Cani paralajmëron pronarët e minierave: Do përfshiheni në luftën ndaj informalitetit, do ta ulim në mënyrë drastike

Postuar në 29 Gusht, 2015 19:03

Shkëlqim Cani paralajmeron pronarët e minierave se lufta ndaj informalitetit do të përfshijë edhe këtë sektor dhe nuk do të ketë asnjë tolerim. Ministri i Financavë theksoi se aktualisht informaliteti është rreth 50 % dhe objektivi i qeverisë është ulja e ndjeshme e tij. Ministri i Financave Shkëlqim Cani, i shoqëruar edhe nga zv/ministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja, Drejtorja e Tatimeve Brisida Shehaj dhe ajo e Doganave, Pranvera Fagu, dy ditë para nisjes së aksionit kombëtar ndaj informalitetit, zhvilluan një takim me të gjithë pronarët dhe administratorët minerar që operojnë në Qarkun Dibër. “Ta kenë të qartë të gjithë që lufta kundër informalitetit nuk është një shaka, nuk është një fushatë e cila do të fillojë në datën 1 shtator dhe do të përfundojë 30 shtator kur do të jetë një fushatë e shtrirë në të gjithë hapësirën të paktën të qeverisjes së kësaj qeverie, por unë gjykoj që do të jetë një çështje që do të vijojë. Ne kemi objektiva për ta ulur informalitetin nga tregues relativisht të ndjeshëm, ne e kemi shpallur që është 1/3 e subjekteve që janë të pafiskalizuar, që informaliteti është diku tek 50% dhe ne do ta ulim në mënyrë të ndjeshme drastike informalitetin”, u shpreh ministri Cani për mediat. Ministri Cani, ritheksoi gjatë takimit se qëllimi i aksionit nuk është penalizimi i asnjë subjekti, por respektimi i ligjit nga të gjithë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.