Lufta kundër trafikantëve, në shtator fillon sulmi i përbashkët i Zvicrës, Gjermanisë dhe Italisë

Postuar në 28 Gusht, 2015 19:28

Agjensia e lajmeve AFP nraporton se Zvicra, Gjermania dhe Italia do të nisin në muajin shtator një njësi të përbashkët të ndërhyrjes ngarkuar për të zbuluar dhe kapur rrjetet e trafikantëve që dërgojnë refugjatët dhe imigrantët në Evropë. “Planifikimi i kësaj njësie ndërhyrjeje dhe mënyrat e bashkëpunimit zgjasin që prej disa muajsh”, theksoi një zëdhënëse e Zyrës federale zvicerane të policisë, (Fedpol), Cathy Maret. “Punimet në terren do të fillojnë gjatë muajit shtator. Në Zvicër, lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore duke qenë një kompetencë kantonale, është kantoni i Tessinit, që ndodhet pranë kufirit italian, që e ngriti këtë njësi me Gjermaninë dhe Italinë, në bashkëpunim me autoritetet federale”, theksoi Maret. Njësia e ndërhyrjes do ta ketë bazën në Zvicër, në Chiasso, qytet i vogël zviceran kufi me Italinë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.